Ilire Zajmi: Kur ti je larg…
Kur larg je ti gjysma e vetes sime më mungonNuk di me gjysmën tjetër si t’ia bëjTa mashtroj me fjalë nanuritëseSe së shpejti do të më kthehesh në përqafimDo të kthehesh te zjarri yt të ngroheshTi kalorësi im. Kur je ti largUnë veten time të tepërt e kamKohën e mbys në copëza pritjesh e shndërrojE tëra shndërrohem në sy e veshRa zilja cingërroi telefoni mesazh i ri në msnNjë lajmëtar dashurie nga ti. Kur ti je largAromën tënde nëpër shtëpi e ndjej me drithërimëE mundohem orën e ardhjes tënde ta imagjinojE mundohem botën ta bëj të vogël të vogëlTë mos ketë shumë largësiE të të puth me mall me mallKur të më kthehesh në gji.Kur ti je largLargësitë i urrejPritjen e sfidoj. ObserverKult
Burimi:
kultplus.com