No Image Available

Ilir Kulla kritikon Ramën për gjyqin publik: Bashkë me Berishën e kanë krijuar këtë realitet

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj disa protestuesve, duke e akuzuar kreun e qeverisë se, së bashku me paraardhësin e tij Sali Berisha, ka përgjegjësi për situatën në të cilën ndodhet vendi. Kulla u ndal te deklaratat e bëra gjatë ditës nga kryeministri, i cili publikisht iu referua veprave penale që disa prej protestuesve mund të kenë kryer. Eksperti i sigurisë ngriti pikëpyetje mbi ligjshmërinë e këtij veprimi, ndërsa e cilësoi qëndrimin e Ramës si një veprim politik që, sipas tij, i kthehet kundër vetë kryeministrit. Kulla argumentoi se realiteti me të cilin përballen sot të rinjtë shqiptarë është pasojë e politikave të ndjekura ndër vite nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Sipas tij, mungesa e hapësirave kulturore...