Ilir Alimehmeti tregon nëse do kandidojë për Bashkinë e Tiranës: PD do e diskutojë me aleatët, unë do futem në proces

Ilir Alimehmeti tregon nëse do kandidojë për Bashkinë e Tiranës: PD do e diskutojë me aleatët, unë do futem në proces

Ish-kandidati për deputet i PD, Ilir Alimehmeti, ka komentuar sot (4 shtator) edhe përgatitjet për garën e ardhshme lokale për drejtimin e Bashkisë së Tiranës (2027), duke ndalur te rivaliteti brenda mazhorancës, si dhe te modeli që duhet të ndjekë opozita për përzgjedhjen e kandidatit. Duke u ndalur te emrat e përfolur në radhët e Partisë Socialiste si kandidatë të mundshëm, si Erion Braçe apo Ogerta Manastirliu, Alimehmeti u shpreh se më shumë se një ofertë zhvillimi për kryeqytetin, te mazhoranca po shihet një rivalitet i brendshëm për pushtet. I pyetur nga “News24” nëse do merrte pjesë si kandidat në garë, ai pohoi: “PD dhe aleatët e saj do të ulen dhe do të diskutojnë për modelin se si do t’i qasen garës për pushtetin...