Iku nga shtëpia që të jetonte me të dashurin italian, prindërit shqiptarë kërcënojnë vajzën: Nëse s’kthehesh, do të kesh një jetë ferri!

Iku nga shtëpia që të jetonte me të dashurin italian, prindërit shqiptarë kërcënojnë vajzën: Nëse s’kthehesh, do të kesh një jetë ferri!

Një vajzë 20-vjeçare me origjinë shqiptare është përfshirë në një histori të rëndë familjare në Rimini të Italisë, pasi vendosi të largohej nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin e saj italian. Sipas raportimeve të mediave italiane, prindërit e saj, 44 dhe 47 vjeç, shqiptarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, nuk e kanë pranuar lidhjen për shkak të dallimeve fetare. Ata dyshohet se i kanë ushtruar presion të vazhdueshëm vajzës dhe e kanë kërcënuar pasi ajo refuzoi t’i jepte fund marrëdhënies. Familja, e cila jeton prej vitesh në Rimini, kishte vendosur rregulla të rrepta në jetën e vajzës, përfshirë mënyrën e veshjes, shoqërinë dhe zgjedhjet personale. Situata u përkeqësua pasi 20-vjeçarja nisi një lidhje me një të ri italian që nuk ishte mysliman....