Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Një shqiptar që kishte jetuar prej rreth gjashtë vitesh pa leje qëndrimi në Britaninë e Madhe është duke u gjykuar për vrasjen e një 33-vjeçari në Gravesend, ndërsa në gjykatë janë zbardhur detaje edhe për largimin e tij drejt Shqipërisë pas ngjarjes. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Altin Shehu, i cili është një nga tre personat që po përballen me drejtësinë për vdekjen e 33 vjeçarit Vladimirs Perminovs, raporton noa.al duke cituar median britanike. Çështja po shqyrtohet në Maidstone Crown Court. Të dhënat publike të gjykatës konfirmojnë se Shehu, 27 vjeçari Shahin Bulica dhe Erika Korsaka janë të përfshirë në të njëjtin proces gjyqësor. Sipas raportimit të medias lokale britanike KentOnline, Shehu kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 dhe kishte jetuar në Gravesend,...