Ikin dritat në “Niko Dovana”, tifozët ndriçojnë tribunat dhe ndezin atmosferën
Ndeshja Teuta-Tirana u ndërpre pa nisur ende mirë. Kur po luhej minut e 5-të e lojës, prozhektorët e stadiumit u fikën. Në stadium u ndërpre energjia elektrike dhe në fushë mbizotëroi errësira. Por tifozët reaguan menjëherë. Këta të fundit ndezën dritat e telefonave dhe ndriçuan kështu tribunat e “Niko Dovanës”. Tifozeria e shtoi edhe më tepër atmosferën në stadium, pavarësisht se loja ishte e ndalur. Ndriçimi u rikthye sërish dhe pas disa minutave ndërprerje, loja nisi përsëri./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com