IKI POR JAM KRENAR/ TRONDITJE NË SERBI/ VUÇIÇ LARGOHET NGA PRESIDENCA, POR LË PAS NJË “BOMBË”

IKI POR JAM KRENAR/ TRONDITJE NË SERBI/ VUÇIÇ LARGOHET NGA PRESIDENCA, POR LË PAS NJË “BOMBË”

Aleksandar Vuçiç po e mbyll mandatin presidencial në Serbi duke e kthyer ditën e fundit në një skenë për bilancin e pushtetit, sulmet ndaj kundërshtarëve dhe një paralajmërim që mund të prodhojë zhvillime të reja në politikën serbe. Në një intervistë për RTS, presidenti serb deklaroi se largohet nga Presidenca krenar për rezultatet e tij, duke rikujtuar premtimin se do të largohej vetë nga pushteti dhe jo pasi të rrëzohej nga kundërshtarët. Nga bilanci i Presidencës, Vuçiç kaloi menjëherë te Kosova. Arrestimi i nëntë serbëve në Zubin Potok, nën dyshimet për krime lufte, shkaktoi reagimin e presidentit serb. Vuçiç i hodhi poshtë akuzat dhe e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe strukturat policore të Kosovës, për arrestime mbi akuza që ai i konsideron...