IKËN RAMA, PO PASTAJ/ Përplasje e fortë në studio: A është PD gati të marrë pushtetin

IKËN RAMA, PO PASTAJ/ Përplasje e fortë në studio: A është PD gati të marrë pushtetin

Pedagogu Rezart Prifti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, u përfshinë në një debat të fortë lidhur me gatishmërinë e PD-së për të marrë drejtimin e vendit në rast të një dorëheqjeje të kryeministrit Edi Rama. Prifti ngriti si skenar hipotetik mundësinë që Rama të largohej nga detyra dhe pyeti se çfarë do të bënte opozita në një situatë të tillë. Prifti kërkoi të dinte nëse PD-ja ka një ekip konkret dhe njerëzit e nevojshëm për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes, duke përmendur sektorë të ndryshëm të shtetit, nga financat te bujqësia. Hoxha iu përgjigj se një skenar i tillë nuk mund të trajtohet jashtë proceseve të brendshme të partisë, duke theksuar se PD-ja zhvillon gara dhe se ekipet qeverisëse përcaktohen...