Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Është identifikuar e moshuara që humbi jetën si pasojë e aksidentit të rëndë rrugor të shënuar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan. Viktima është shtetasja Drita Xhaja, 70 vjeçe, e cila udhëtonte si pasagjere në njërën prej dy automjeteve të përplasura në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem. E moshuara fillimisht u raportua në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës mjekësore dhe shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.