Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Janë identifikuar viktima dhe drejtuesi i motomjetit të përfshirë në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit në Rrugën e Dibrës, në Tiranë. Viktima është Shpëtime Muça, 75 vjeçe, e cila u përplas nga motomjeti dhe humbi jetën disa orë më vonë në spital. Në pranga është vënë Eri Markaj, 20 vjeç, drejtuesi i motomjetit. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:35, kur motomjeti i drejtuar nga Markaj përplasi 75-vjeçaren që po lëvizte si këmbësore. Shpëtime Muça u transportua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë rreth orës 22:40. Nga përplasja mbeti i dëmtuar edhe vetë 20-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, specialistët e Policisë Rrugore të Tiranës arrestuan në flagrancë Eri Markajn, ndërsa materialet procedurale...