Identifikohen dy të zhdukur nga lufta në Kosovë! Dalin përgjigjet e ADN, jo nga “Grupi i Intelektualëve”
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar për identifikimin e dy personave të tjerë nga koha e luftës. Mbetjet mortore të tyre ishin në morg dhe i janë nënshtruar analizave të AND-së. Për ta do të njoftohen familjarët, ndërsa nuk janë berë publik emrat e tyre për shkak të ndjeshmërisë. Gjithësesi, Komisioni ka dhënë një sqarim. Autoritetet thonë se dy identifikimet e reja nuk lidhen me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok. Komisioni shtoi se këto identifikime janë rezultat i procesit të rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore që ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore, si dhe i procesit të mbledhjes së mostrave biologjike referuese plotësuese nga familjarët.
Burimi:
javanews.al