IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike
Internacionalja Demokristiane e Qendrës (IDC-CDI) ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e protestave studentore në Shqipëri dhe ka dënuar çdo formë dhune ndaj gazetarëve, studentëve, grave dhe të miturve. Në reagimin e saj në Facebook, organizata ndërkombëtare thekson se asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin pa dallim të forcës dhe kërkon që përgjegjësit për abuzimet të mbahen para ligjit. IDC-CDI i bën thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen në një dialog të vërtetë demokratik për krijimin e një qeverie përmes procedurave kushtetuese, me mandat të kufizuar për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Organizata nënvizon se Shqipëria meriton institucione llogaridhënëse dhe se të rinjtë shqiptarë duhet të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit. Reagimi i plotë: Internacionalja Demokristiane e Qendrës (IDC-CDI)...
Burimi:
gijotina.com