Ibrahimovic duket “i zhdukur” nga Milani: Cardinale më ka premtuar se do të më bëjë miliarder
8 Shtator 2026 10:06 Alfred Lleshi Zlatan Ibrahimovic është gjithnjë e më pak i dukshëm publikisht te Milani, por roli i tij në klub nuk është zhdukur. Pas ndryshimeve të verës, me Ruben Amorim trajner dhe Massimo Clavelli administrator të deleguar, suedezi është këshilltar i “RedBird” dhe bashkëpunon me Gerry Cardinale, kryesisht prapa skenave. Ai nuk ka rol operacional në vendimmarrjen sportive. Sezonin e kaluar suedezi ishte një nga fytyrat kryesore të Milanit, shpesh në qendër të vëmendjes, duke dalë publikisht edhe në momente të vështira. Tani kufijtë e rolit të tij janë përcaktuar më qartë dhe puna e tij zhvillohet kryesisht larg kamerave. Ibrahimovic e shpjegoi vetë këtë transformim: “Jam në duar të mira. Cardinale më ka premtuar se do të më bëjë miliarder...
Burimi:
telesport.al