“I vura duart në fyt Kakasë”, ish-lojtari i Milanit flak modestinë: Respekt për Robinjon, Kakanë dhe Balotin, por isha më i miri

“I vura duart në fyt Kakasë”, ish-lojtari i Milanit flak modestinë: Respekt për Robinjon, Kakanë dhe Balotin, por isha më i miri

Adel Tarabti është rrëfyer për karrierën e tij në një intervistë të dhënë së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”. Lojtari 37-vjeçar ka kujtuar kohën e tij te Milani. Tarabti është shprehur se ishte ndër më të mirët e skuadrës, por Inzagi nuk e donte në ekip. Më tej ai ka shpjeguar edhe përplasjen e tij me Kakanë, të cilit, në nerva e sipër, i ka vendosur duart në fyt. “Inzagi nuk donte të më mbante. Thjesht kaq. Në atë kohë isha më i miri, me katër gola dhe dy asiste. Dhe e them këtë me gjithë respektin për Robinjon, Kakanë dhe Balotelin, të cilët ishin lojtarë të mëdhenj. Ende e kujtoj debutimin tim në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit. Në ndeshjen e parë...