I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 19 tetor në fshatin Llakatund, ku një automjeti në pronësi të administratorit të njësisë administrative Shushicë iu vendos lëndë plasëse. Në kuadër të operacionit të koduar “Return”, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirjen në ngjarje.Në pranga kanë rënë Sh. M., 41 vjeç, dhe E. S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas hetimeve, dyshohet se ata, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin e I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, i cili ushtron detyrën e administratorit të kësaj njësie administrative. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50 të 19 tetorit. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale, ndërsa nuk pati persona të lënduar. Operacioni...