I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

Një 28-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një dënim për vrasje, është arrestuar në Itali dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Sipas Policisë së Shtetit, në pranga ka rënë Vangjel Balla, lindur në Dibër, i cili kërkohej nga Interpol Tirana. Balla ishte dënuar në vitin 2020 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër me 12 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Sipas autoriteteve shqiptare, atij i kanë mbetur edhe 9 vite burg për të vuajtur. Ngjarja për të cilën është dënuar 28-vjeçari ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas hetimeve, Balla dhe vëllai i tij, me inicialet A.B., kanë vrarë me mjet prerës, thikë, shtetasin A.Z., alias I.Z. Arrestimi në Itali...