I riu si tabelë qitje, më plumba nga gjoksi në qafë/ Qytetarja-policisë: Po për… këtë djalin a kishit leje?
Një djal i ri është bërë shënjestër e dhunës policore gjatë protestës në Tiranë, duke marrë goditje me plumba gome në pjesë të ndryshme të trupit, nga gjoksi deri në qafë. Pamjet e publikuara nga një qytetare tregojnë shenjat e plagëve të shkaktuara nga plumbat, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si efektivët e Policisë së Shtetit kanë përdorur armët kundër protestuesve. “Po për të qëlluar këtë djalin a kishit leje?”, shkruan qytetarja në Facebook. Pamjet vijnë në një kohë kur dhuna policore dhe plagosja me plumb e deputetit të PD-së, Kliti Hoti, kanë shkaktuar reagime të shumta, ku Policia e Shtetit nuk ka kërkuar falje por ka vijuar kërcënimet ndaj qytetarëve që po protestojnë kundër Edi Ramës.
Burimi:
syri.net