I riu nga Tepelena i shpëton dënimit me vdekje në Kinë, Apeli rrëzon vendimin (VIDEO)

I riu nga Tepelena i shpëton dënimit me vdekje në Kinë, Apeli rrëzon vendimin (VIDEO)

Top Channel ekskluzivisht ka siguruar një video ku për herë të parë shfaqet Klaudio Kanani, i cili i shpëtoi dënimit kapital në Kinë. “Mos u bëni merak, jam mirë më shëndet. Më ka marrë malli për juve. Unë këtu jam mirë por normal si në burg. Juve mos u shqetësoni për asnjë gjë sepse unë nuk është se kam probleme jam mirë”, thotë i riu me origjinë nga Tepelena. Ai shpreson e apelon tek shteti shqiptarë për ti mundësuar transferimin e vuajtur dënimin në një burg në vendin tonë. Gjykata e Apelit në provincën Guandong në Kinë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për ta ndëshkuar Klaudion me dënimin kapital, pasi është akuzuar në shtetin komunist për trafik droge. Një zëdhënës i kësaj gjykate i pohoi...