I publikoi videon intime, Rizarta Hoxha paralajmeron gazetarin

I publikoi videon intime, Rizarta Hoxha paralajmeron gazetarin

Një video e publikuar nga gazetari Elton Tozaj ka sjellë një përplasje publike mes tij dhe Rizarta Hoxhës Pamjet tregonin këtë të fundit duke shkëmbyer një puthje me një mashkull, ndërsa publikimi është shoqëruar me pyetjen nëse momenti ishte regjistruar para apo pas udhëtimit të saj në Spanjë. Pas publikimit, Rizarta ka reaguar në Instagram duke e konsideruar shpërndarjen e pamjeve cenim të jetës së saj private. Ajo ka paralajmëruar se çështjen nuk do ta trajtojë më publikisht, por do ta ndjekë në rrugë ligjore. “Dua të sqaroj publikisht diçka që tashmë ka kaluar kufirin e informacionit dhe ka hyrë në cenimin e jetës private”, shkruan ajo, duke iu referuar më tej dispozitave ligjore që, sipas saj, mbrojnë jetën private, personalitetin, reputacionin dhe të dhënat...