“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë me dije të hënën se Turqia nuk dëshiron të shohë një valë të re sulmesh kundër Iranit. Erdogan tha se ia përcolli shqetësimet e Ankarasë, presidentit të SHBA-së Donald Trump gjatë një bisede telefonike të kohëve të fundit. “Ne theksojmë në çdo rast se këto çështje mund të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë. Fatkeqësisht, po shohim përsëri një ndryshim negativ në zhvillime. Po bëjmë çmos për ta parandaluar këtë”, u tha Erdogan gazetarëve pas kthimit të tij nga Azerbajxhani. Ankaraja duket e shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak në Lindjen e Mesme, duke këmbëngulur në nevojën për të gjetur një zgjidhje diplomatike.