I mundi të dy brenda pesë ditësh, klubi i La Ligës tallet keq me vëllezërit Mbappe (foto)
9 Shtator 2026 18:27 Telesport Betis po përjeton një javë vërtet magjike. Klubi i drejtuar nga Manuel Pellegrini fitoi 1-0 ndaj Real Madrid në La Liga të premten e kaluar, ndërsa mbrëmë mundi 2-3 në transfertë Lille-n në ndeshjen e parë në Champions League, pas plot 21 vitesh mungesë. Betis mund të quhet një makth i vërtetë për Kylian Mbappe dhe Ethan Mbappe. I pari humbi penallti në minutat e fundit në La Liga, i dyti u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë mbrëmë. Përmes një postimi në rrjetin social, klubi spanjoll ka thumbuar dy vëllezërit Mbappe përmes një postimi sarkastik. “Sa herë që një anëtar i familjes Mbappe dëgjon fjalën Real Betis”, duke bashkangjitur një imazh të famshëm sarkastik të aktorit...
Burimi:
telesport.al