I mori makinën fshehurazi të atit dhe bie në kanal, humb jetën 16-vjeçari në Pezë
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Pezës, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 15 vjeç ka mbetur i plagosur. Sipas të dhënave paraprake, dy të miturit po udhëtonin me një automjet në momentin kur 16-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në drejtimin e mjetit, ka humbur kontrollin mbi të. Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë 16-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë, 15-vjeçari që ndodhej në automjet ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se automjeti nuk ishte në përdorim të të miturve me lejen e familjarëve. Sipas informacioneve...
Burimi:
ntv.al