I mori makinën fshehurazi të atit dhe aksidentohet, humb jetën 15-vjeçari në Pezë, plagoset shoku i tij

I mori makinën fshehurazi të atit dhe aksidentohet, humb jetën 15-vjeçari në Pezë, plagoset shoku i tij

foto ilustruese TIRANË-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pezë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 15-vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe shoku i tij 16 vjeç. 16-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se 15-vjeçari i kishte marrë pa djeni makinën të atit dhe teksa ishin duke lëvizur me automjet i mituri ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik. Njoftimi i policisë: Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi...