I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë
Një 43-vjecar shqiptar, i shumëkërkuar nga policia greke për një vrasje të kryer 6 vite më parë, ka rënë në pranga. 43-vjecari Nikolin Pali, i cili dyshohet se udhëtonte me dokumente identiteti të falsifikuara, u arrestua në Patisia, ndërsa policia po heton informacionet se ai po përgatiste një sulm të ri. Sipas burimeve policore, Pali është një vrasës me pagesë dhe vrasës serial dhe pjesëmarrja e tij në krimet midis vrasjes së dyfishtë dhe arrestimit të tij sot është duke u hetuar tashmë.Ai ishte dënuar me dy burgime të përjetshme në mungesë dhe udhëtonte me dokumente identiteti të falsifikuara. Arrestimi i tij u bë pas një operacioni të koordinuar dhe bastisjes së policisë në apartament. Ai ishte i armatosur rëndë, por nuk pati kohë të...
Burimi:
javanews.al