I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari, pritet ekstradimi…
Aurel Hoxhallari është një emër i njohur prej vitesh për drejtësinë shqiptare. I arrestuar në Rumani pas një periudhe të gjatë në kërkim, 49-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit, ndërsa ndaj tij janë ngritur ndër vite edhe akuza për armë, narkotikë dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Hoxhallari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për dosjen e vrasjes së Kasmit, ngjarje e ndodhur më 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Autoritetet rumune e kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, ndërsa Interpol Tirana po ndjek procedurat për sjelljen e tij në Shqipëri. Në maj të vitit 2023, Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Hoxhallarin për “Vrasje me paramendim për interes”, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër...
Burimi:
sot.com.al