I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, në kuadër të një faze tjetër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”. Bëhet fjalë për Arnold Jahon, lindur në Vlorë, i cili u ekstradua nga Barcelona pas bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Shqipëri dhe homologëve të tyre në Madrid. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Gjykata e Tiranës e ka dënuar Jahon në vitin 2026 me 6 vite burg për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ndërkohë, në vitin 2024, ai ishte dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrimi”. Në total, ndaj 41-vjeçarit janë dhënë dy vendime dënimi me 7 vite burgim. Gjithashtu, në vitin 2025, Prokuroria e...