I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka njoftuar për vendimin skandaloz sot, ku ka shpallur fajtorë për krime lufte ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas aktgjykimit, të katër të akuzuarit janë shpallur penalisht përgjegjës për ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Në total, Trupi Gjykues konstatoi përgjegjësi penale për: 385 persona në rastet e ndalimit arbitrar; 49 persona në rastet e trajtimit mizor; 303 persona në rastet e torturës; 96 persona në rastet e vrasjes së paligjshme. Dënimet Trupi Gjykues shqiptoi këto dënime: Hashim Thaçi – 25 vjet burgim Kadri Veseli – 18 vjet burgim Rexhep Selimi – 13 vjet burgim Jakup Krasniqi – 25 vjet burgim Në dënime është llogaritur...