“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

Ratko Mlladiç përcillet sot për në banesën e fundit në Beograd, në një ceremoni që ka mbledhur turma të mëdha qytetarësh, veteranë dhe figura publike serbe. Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska do të varroset në varrezat e Topçiderit, pranë vajzës së tij Ana, e cila u vetëvra në vitin 1994, në moshën vetëm 23-vjeçare, me armën e të atit. Që në orët e para të mëngjesit, qindra qytetarë janë mbledhur pranë Kishës së Shën Lukës në Košutnjak, ku arkivoli me trupin e Mlladiçit është vendosur që prej orës 07:00. Radhët janë zgjatur përpara kishës, ndërsa njerëzit presin për të bërë homazhe dhe për t’i shprehur ngushëllimet familjes. Në zonën përreth janë vendosur masa të forta sigurie. Disa rrugë drejt Košutnjakut janë mbyllur dhe një...