Hysa: Respekt për Kabayel, por do të vi me flamurin më të bukur në botë dhe t’ju tregoj se jemi më të mirët!

Hysa: Respekt për Kabayel, por do të vi me flamurin më të bukur në botë dhe t’ju tregoj se jemi më të mirët!

Nelson Hysa ka folur me shumë besim gjatë konferencës për shtyp para duelit të 28 nëntorit ndaj Agit Kabayel, duke theksuar se synimi i tij është i qartë: të fitojë titullin botëror dhe ta përfaqësojë Shqipërinë në skenën më të madhe të boksit. Boksieri shqiptar e nisi fjalën e tij duke falënderuar Zotin, promotorin Frank Warren, ekipin e tij dhe palën kundërshtare për pranimin e sfidës. “Kam pasur një karrierë të gjatë në boksin olimpik dhe më pas kalova në boksin profesionist. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që përfaqësoj vendin tim dhe të gjithë shqiptarët në një ndeshje për titullin botëror, me flamurin shqiptar”, u shpreh Hysa. Hysa nuk e fshehu ambicien për të synuar majat e kategorisë së rëndë. Ai kujtoi...