No Image Available

Hyri në shtëpinë e italianit për të vjedhur por ai e qëlloi për vdekje, flet gruaja e shqiptarit

Partnerja e Gjovalin Lazrit, 36-vjeçarit me origjinë shqiptare që u vra gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Përmes avokates së saj, ajo ka përcjellë një mesazh ku kundërshton çdo përpjekje për të ndarë njerëzit në “të mirë” dhe “të këqij”, duke theksuar se askush nuk meriton të vdesë apo të qëllohet. “Dëgjojmë dhe lexojmë shumë gjëra, por dua të them se nuk ekzistojnë njerëz të mirë dhe njerëz të këqij. Nuk ka njerëz që meritojnë të vdesin apo të tjerë ndaj të cilëve është e drejtë të qëllohet”, është shprehur ajo. Gruaja, e cila kishte një fëmijë me 36-vjeçarin, ka folur edhe për dhimbjen e...