Hyri në banesën e tij për ta grabitur, italiani qëllon për vdekje 25 vjeçarin shqiptar
Një 25-vjeçar, i cili sipas mediave italiane dyshohet se ishte shqiptar, mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë Torinos, pasi dyshohet se kishte hyrë, së bashku me të paktën pesë persona të tjerë, në pronën e një italiani me qëllim grabitjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në Baldissero d’Alba, një qytezë në provincën e Cuneos. Sipas rindërtimit paraprak të autoriteteve, 35-vjeçari ndodhej i vetëm në banesën e tij, e cila ishte në rikonstruksion, kur dëgjoi zhurma që vinin nga oborri. I dyshuari për grabitjen kishte mbërritur në pronë së bashku me një grup prej të paktën gjashtë personash. Pas përplasjes, pronari i banesës hapi zjarr ndaj grupit, duke qëlluar 25-vjeçarin, i cili mbeti i vdekur në vend. Personat...
Burimi:
ntv.al