Hungaria ndryshon rregullat e birësimit, hapet rruga për beqarët dhe çiftet e të njëjtës gjini

Hungaria ndryshon rregullat e birësimit, hapet rruga për beqarët dhe çiftet e të njëjtës gjini

Kryeministri hungarez Péter Magyar ka njoftuar ndryshime të rëndësishme në rregullat e birësimit, duke premtuar një sistem të ri që nuk do të bazohet te statusi martesor apo orientimi seksual i prindërve, por te interesi dhe mirëqenia e fëmijës. Qeveria hungareze ka publikuar një raport gjithëpërfshirës prej 220 faqesh për mbrojtjen e fëmijëve, i cili arrin në përfundimin se sistemi aktual i birësimit është në prag të kolapsit. Dokumenti pritet të shërbejë si bazë për rishikimin e plotë të rregullave të birësimit, një proces që ka shkaktuar reagime të forta politike në Hungari, transmeton Telegrafi. Kryeministri Péter Magyar deklaroi se qeveria e tij do të ndryshojë rregullat që përcaktojnë mundësinë e birësimit nga personat beqarë dhe çiftet e të njëjtit seks, duke argumentuar se sistemi...