Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Rubio pranon se ‘njerëzit po hasin vështirësi’ ekonomike
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mbajti të premten në mbrëmje një fjalim gjithëpërfshirës para kolegëve konservatorë, duke pranuar se amerikanët po përballen me vështirësi në ekonominë aktuale. Njëkohësisht, ai kritikoi ashpër atë që e quajti ‘shndërrim në armë’ të së drejtës ndërkombëtare, me qëllim kufizimin e SHBA-së për të vepruar në interes të vet. Komentet e tij drejtuar organizatës konservatore ‘Federalist Society’ prekën një çështje thelbësore të zgjedhjeve të mesmandatit, vështirësitë ekonomike, të cilat votuesit amerikanë i përmendën ndërsa i shkaktuan humbje të rënda Partisë Republikane të Rubios. ‘Duhet të pranojmë se njerëzit po hasin vështirësi. Për këtë nuk ka dyshim’, citohet të ketë thënë ai. ‘Gjendja e ekonomisë sonë nuk ka të bëjë me tregun e aksioneve. Gjendja e ekonomisë për njerëzit matet me...
Burimi:
syri.net