Humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, plagosen tre persona në Fier

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, plagosen tre persona në Fier

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e quajtur Mbikalimi i Spitalit Memorial. Sipas informacioneve paraprake një automjet tip ‘Volswagen’ dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit si dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të. Ata janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tyre raportohet pa rrezik për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes dhe shkaqet e tij.