“Humbet shumë topa, nuk ka cilësi për ta ndjekur kundërshtarin”; Spalletti kritikon Zhegrovën edhe pse shënoi dy gola!!!
14 Shtator 2026 7:09 Alfred Lleshi Luciano Spalletti analizoi humbjen e pabesueshme të Juventusit në fushën e Sassuolos: “Ekipi humbi ekuilibrat për ta fituar ndeshjen, duke sulmuar me 8 lojtarë. Edhe ne mund të shënonim për 3-2; isha unë që i nxita lojtarët të shkonin për fitore. Ndoshta ata e zbatuan shumë fjalë për fjalë. E mbaj këtë synim pozitiv për ta përmbysur ndeshjen. Në fund, Juventusi la shumë hapësira dhe ky është faji ynë. Presioni nuk u bë shumë mirë. Luajmë pak me Kolo Muani. Kur në mesfushë nuk ka linja pasimi, duhet t’i shërbejmë qendërsulmuesit. Sot Kolo Muani mori pak topa, edhe pse në disa raste duhet të jetë më i ashpër”. Për Zhegrovën tha: “Është i pakapshëm në duelet e ngushta, por...
Burimi:
telesport.al