Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

Gjiganti kinez i teknologjisë “Huawei” lançoi të hënën telefonin inteligjent Mate XT 2 me palosje të trefishtë, me çipin e ri Kirin 9050 Pro, procesori i parë me performancë të lartë që përdor teknologjinë e palosjes logjike, shkruan “Xinhua”. Ai i shtresëzon njësitë logjike në një çip të vetëm, duke shkurtuar kohën për transmetimin e sinjalit dhe duke rritur performancën e përgjithshme, u bë e ditur në eventin e lançimit në Guangzhou. Herën e fundit që “Huawei” prezantoi një çip të ri Kirin në një lançim kryesor ishte në evetin global të telefonit inteligjent Mate 40 gjashtë vjet më parë. Shpenzimet e kompanisë për kërkim dhe zhvillim (R&D) u përshpejtuan ndjeshëm duke arritur në 121.38 miliardë juanë (17.9 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë...