Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar protestat e fundit në Shqipëri dhe reagimin e qeverisë ndaj qytetarëve që kanë dalë në rrugë, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama po e tejkalon kufirin me mënyrën se si po trajtohen protestuesit nga Policia. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha bëri një paralelizëm me zhvillimet në Serbi dhe protestat kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se edhe në Shqipëri qytetarët kanë një kërkesë që i bashkon: dorëheqjen e kryeministrit Rama. Sipas gazetarit, protestuesit nuk duhet të fokusohen te emrat e kandidatëve të mundshëm për kryeministër, por fillimisht te largimi i qeverisë aktuale dhe krijimi i kushteve për një proces të ri politik, përfshirë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Edi Rama nuk njeh dialogun, por vetëm shqelmin në fyt. Sa...