Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar në Berlin të Gjermanisë me Ministrin e Shtetit për Evropën, Gunther Krichbaum. Hoxha dhe Krichbaum diskutuan rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe angazhimin e saj të palëkundur ndaj reformave dhe progresit të qëndrueshëm. Ministrat u ndalën në mbështetjen e fortë të Gjermanisë për zgjerimin e BE-së dhe vendosmërinë e përbashkët për të siguruar një proces të besueshëm anëtarësimi të bazuar në meritë, që përkthen reformat në hapa konkretë drejt anëtarësimit të plotë. Në një postim në rrjetin social X pas takimit, Hoxha theksoi se “Gjermania është një partner kyç dhe një mbështetëse e fortë e udhëtimit evropian të Shqipërisë.” “Ne e vlerësojmë thellësisht këtë partneritet dhe presim me padurim të punojmë edhe...