Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

Në kuadër të Forumit Evropian në Alpbach, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger. Hoxha i shprehu homologes austriake mirënjohjen mbi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë takimit u theksua roli i palëkundur që luan Austria në nxitjen dhe mbështetjen e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe përmes udhëheqjes së saj në grupin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”. Ministri Hoxha shtoi se “partneriteti ynë ekonomik është më i fortë se kurrë dhe se Austria mbetet një nga investitorët kryesorë strategjikë në Shqipëri”. “Së bashku diskutuam mënyrat për ta zgjeruar më tej këtë gjurmë në fushat me interes të përbashkët”, deklaroi Hoxha pas takimit. Sipas kryediplomatit shqiptar, lidhjet...