Hoxha pret komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën: Gati të japim kontributin tonë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha priti sot në takim Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Hoxha informoi se në takim u diskutua mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në ISF, që sipas tij, “shndërron në kontribut real në terren, një prej komponentëve kryesorë të politikës së jashtme: avancimin e paqes dhe sigurisë dhe gatishmërinë për të kontribuar aty ku përpjekjet ndërkombëtare mund të bëjnë një ndryshim”. Hoxha nënvizoi se si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj përkrah Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në mbështetjen e përpjekjeve për të krijuar kushtet për siguri, stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. “Pjesëmarrja jonë...
Burimi:
kohajone.com