No Image Available

Hoxha pas planit të ri të BE-së: Shqipëria kërkon rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka mirëpritur komunikimin e Komisioneres Marta Kos mbi përgatitjet e Bashkimit Evropian për zgjerimin me vende të reja anëtare. Në një reagim në platformën X, Hoxha deklaroi se Shqipëria është e gatshme të vijojë procesin e reformave dhe të bashkëpunojë me vendet anëtare dhe Komisionin Evropian për ndërtimin e një udhërrëfyesi drejt anëtarësimit. “Shqipëria është gati. Jo vetëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por edhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së tij”, u shpreh ministri. Hoxha theksoi se procesi i zgjerimit nuk varet vetëm nga përgatitja e vendeve kandidate, por edhe nga gatishmëria e vetë Bashkimit Evropian për të pranuar anëtarë të rinj. “Zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me gatishmërinë e...