Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e cilëson shërbimin konsullor për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, një histori suksesi të lidhur jo vetëm me transformimin teknologjik, por edhe me transformimin e mënyrës, cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se vetëm gjatë periudhës 2017– 2026, janë administruar 1 milionë e 378 mijë shërbime konsullore. Sipas tij, janë plot 4 milionë e 300 mijë legalizime të administruara nga viti 2019 deri në qershor 2026 dhe mbi 203 mijë aplikime e-Visa që prej vitit 2021. Angazhimi ynë, – shtoi Ministri i Jashtëm, – është ta përmirësojmë dhe mbi të gjitha të thjeshtojmë praktikat, duke e sjellë shërbimin sa më pranë qytetarit. “Konkretisht, po punojmë për realizimin...
Burimi:
javanews.al