Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë. Në një kohë kur peizazhi i sigurisë dhe ai gjeopolitik i Evropës po riformësohen thellësisht, sipas Ministrit të Jashtëm, bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishëm se kurrë. “CEI mbetet një platformë e çmuar për forcimin e dialogut, ndërlidhjes dhe bashkëpunimit në rajonin tonë, duke çuar njëkohësisht përpara aspiratat evropiane të vendeve anëtare”, tha Hoxha. Ministri theksoi se “bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah.” “Rajoni ynë nuk mund të bëhet plotësisht evropian nëse mbetemi të distancuar nga njëri-tjetri, dhe Evropa nuk mund të jetë plotësisht e bashkuar dhe e fortë për sa kohë rajoni...
Burimi:
javanews.al