Horror në Burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në qytetin e Burrelit, në lagjen “Pjetër Budi”, ku një vajzë dyshohet se i ka vënë flakën babait të saj. Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet M.M., rreth 43 vjeçe, dyshohet se e ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj. Si pasojë e flakëve, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia bën me dije se ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçares, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Burimi:
javanews.al