Horoskopi i Jorgo Pullës për fundjavën, mundësi të reja në dashuri, punë dhe financa! Parashikimi për çdo shenjë të zodiakut

Horoskopi i Jorgo Pullës për fundjavën, mundësi të reja në dashuri, punë dhe financa! Parashikimi për çdo shenjë të zodiakut

Astrologu Jorgo Pulla ka sjellë parashikimin astrologjik për 12 shenjat e zodiakut, duke u ndalur te zhvillimet që priten gjatë së premtes dhe fundjavës. Sipas tij, pozicionimi i planetëve favorizon veçanërisht çështjet ekonomike, karrierën, vendimet e rëndësishme dhe marrëdhëniet personale. Dashi Një periudhë pozitive për karrierën, financat dhe bashkëpunimet. Mund të shfaqen mundësi të reja ekonomike, ndërsa e shtuna paradite është e favorshme për bisedime dhe plane afatgjata. Demi Në fokus janë marrëdhëniet sentimentale dhe vendimet personale. E shtuna dhe veçanërisht e diela sjellin mundësi për ndryshime, afrime dhe fillime të reja. Binjakët Disa të vërteta dhe çështje të së kaluarës mund të dalin në dritë. Astrologu këshillon të ruhet qetësia dhe të përdoret arsyeja për të zgjidhur keqkuptimet. Fundjava favorizon udhëtimet dhe komunikimin. Gaforrja...