Honda nxjerr në treg hibridet e rinj vitin e ardhshëm, CR-V hap rrugën
Pas braktisjes befasuese të planeve për tre modele të reja në Amerikën e Veriut, përfshirë dy automjete elektrike, Honda po i jep përparësi zhvillimit të gjeneratës së ardhshme të hibrideve. Sipas burimeve, ky kalim strategjik do të materializohet fillimisht me një CR-V Hybrid të rikrijuar. Një raport i “Nikkei Asia” zbulon se prodhimi i këtij modeli do të nisë në Kanada në shkurt të vitit 2027, për t’u shtrirë më pas edhe në Shtetet e Bashkuara. Sistemi hibrid i gjeneratës së pestë premton një rritje të efikasitetit të karburantit mbi 10 për qind krahasuar me atë aktual, ndërsa kostoja e prodhimit pritet të ulet me 30 për qind. Në qendër të këtij sistemi qëndron një motor i ri 2.0-litërsh me katër cilindra dhe injeksion direkt,...
Burimi:
javanews.al