“Holofiction”, një udhëtim filmik nëpër imazhet e Holokaustit
Regjisori Michal Kosakowski sjell një vështrim kritik mbi përfaqësimin e Holokaustit në kinematografi, duke ndërthurur mijëra sekuenca filmike të mbledhura gjatë tetë vjetëve kërkim në arkiva ndërkombëtare. Eseja filmike “Holofiction”, me regji të Michal Kosakowskit, shqyrton mënyrën se si kinemaja e ka paraqitur Holokaustin ndër vite, duke vënë në dialog imazhe nga më shumë se 3 mijë filma. Vepra, e realizuar si bashkëprodhim gjermano-austriak në vitin 2025, me kohëzgjatje prej 102 minutash, ndërton një reflektim mbi kujtesën historike dhe kufijtë e përfaqësimit artistik të një prej tragjedive më të rënda të historisë njerëzore. Për realizimin e filmit, Kosakowski kaloi tetë vjet duke hulumtuar në arkiva filmike ndërkombëtare dhe duke shqyrtuar mijëra prodhime kinematografike. Nga ky material i gjerë, regjisori ndërtoi një montazh që nuk e...
Burimi:
kultplus.com