Holanda rikthehet në Eurovision 2027, pjesëmarrja koordinohet nga NPO
Holanda do të rikthehet në Eurovision Song Contest në vitin 2027, një vit pasi mungoi në konkurs për shkak të kundërshtimeve ndaj pjesëmarrjes së Izraelit. Vendimi është marrë nga transmetuesi publik holandez NPO, ndërsa transmetuesi AVROTROS, i cili deri tani ka qenë përgjegjës për pjesëmarrjen e vendit, ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në këtë rol. AVROTROS kishte njoftuar në gusht se nuk do të merrte pjesë as në edicionin e vitit 2027, duke argumentuar se zhvillimet gjeopolitike dhe pjesëmarrja e Izraelit kishin ndikuar në karakterin neutral të konkursit. Drejtori i Përgjithshëm i transmetuesit, Taco Zimmerman, deklaroi se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në Eurovision dhe se konkursi ishte shndërruar në një “platformë për përçarje”. Megjithatë, NPO ka vendosur që Holanda...
Burimi:
kultplus.com