Hodhi gaz lotsjellës në kuvend, ministri i Kosovës shpallet fajtor, më 8 shtator pritet dënimi

Hodhi gaz lotsjellës në kuvend, ministri i Kosovës shpallet fajtor, më 8 shtator pritet dënimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018. Gjykata ka bërë të ditur se masa e dënimit do të shpallet më 8 shtator, në seancën e radhës. Çështja ndaj Sveçlës ishte veçuar nga procedura që zhvillohet ndaj ish-deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Drita Millaku. Ndërkohë, pak ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte liruar nga akuza ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, në lidhje me të njëjtin rast. Ngjarjet lidhen me protestat e forta politike në Kuvendin e Kosovës, kur deputetët e atëhershëm të Vetëvendosjes përdorën gazin lotsjellës për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, përfshirë marrëveshjen...