Hitleri i Ballkanit/ Funerali i ‘kasapit’ Mlladiç, përplas Beogradin me Uashingtonin
Raportimet për mundësinë që ish-komandanti i Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, të varroset në Serbi me nderime shtetërore kanë shkaktuar reagime të forta në Shtetet e Bashkuara. Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka kritikuar ashpër presidentin serb Aleksandar Vuçiç, duke e cilësuar të papranueshme çdo përpjekje për t’i dhënë Mlladiçit nderime zyrtare. Në një reagim në platformën X, Wilson shkroi se një veprim i tillë do të ishte i krahasueshëm me dhënien e nderimeve shtetërore Adolf Hitlerit. Reagimi vjen pas raportimeve se autoritetet serbe mund të përfshihen në organizimin e një ceremonie me nderime për Mlladiçin, i cili vdiq në Hagë në moshën 83-vjeçare. Mlladiçi ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga mekanizmi gjyqësor i Kombeve të Bashkuara për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe...
Burimi:
ntv.al